Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF ka shprehur shqetësim lidhur me rastin e rëndë të fëmijës 5 vjeçar nga Komuna e Lipjanit, i cili është sjellë në QKUK në gjendje kritike shëndetësore dhe psikologjike, si pasojë e dyshimeve për neglizhencë dhe keqtrajtim ekstrem nga prindërit.
Sipas të dhënave të institucioneve, kjo familje ishte rast i njohur për institucionet prej katër vitesh. Ky rast, edhe një herë, shfaq dështimin e institucioneve në mbrojtjen e fëmijëve dhe ngrit shqetësime serioze për funksionimin dhe reagimin në kohë të mekanizmave institucionalë për mbrojtjen e tyre, shkruan Arbresh.info.
“Shteti ka obligim ligjor të jetë mburoja e parë e fëmijës kur familja dështon. KOMF kërkon hetim të plotë institucional, duke përfshirë hetimin e gjithë zinxhirit të institucioneve të përfshira në rast dhe marrjen e masave të menjëhershme në përputhje me të gjeturat, duke siguruar llogaridhënie dhe përgjegjësi institucionale.”, thuhet në njoftim.
“Ky rast ri konfirmon nevojën urgjente për reforma rrënjësore dhe investime të menjëhershme në sistemin e mbrojtjes sociale. KOMF kërkon fuqizimin e kapaciteteve përmes rritjes së numrit të punonjësve socialë dhe profileve të tjera profesionale në Qendrat për Punë Sociale, në mënyrë që asnjë rast të mos mbetet pa trajtimin e duhur.”, thuhet tutje.
Është jetike që institucionet të zhvillojnë programe të mirëfillta për fuqizimin e familjeve në krizë dhe të ofrojnë shërbime sociale e familjare që parandalojnë eskalimin e rasteve të tilla përpara se të jetë tepër vonë.
KOMF u bën thirrje të gjithë qytetarëve që të mos qëndrojnë indiferentë. Mbrojtja e fëmijëve është përgjegjësi kolektive. Çdo dyshim për dhunë, neglizhencë apo keqtrajtim sipas legjislacionit në fuqi duhet të raportohet menjëherë tek Policia e Kosovës apo Qendra për Punë Sociale. Raportimi në kohë, mund të jetë kufiri i vetëm që ndan jetën nga vdekja për një fëmijë në rrezik.
Rexhepi: Stërvitjet ushtarake të Serbisë në Bujanoc, kërcëni...
Krimet Ekonomike zbarkuan në ARBK, deklarohet MINTI
Trump presion industrisë amerikane të mbrojtjes: Shtoni prod...
UNICEF tronditet me rastin e 5-vjeçarit: Forcimi i sistemit ...
Nënshkruhet kredia 80 milionë euro për reformat në sektorin ...
Aksident në Dollc të Klinës, katër persona të lënduar