Ylli shqiptar në skenën e CS2, Drin “Makazze” Shaqiri, ka shkruar histori me skuadrën e tij Natus Vincere, duke arritur trofeun e parë madhor në karrierë.
Përveç trofeut i parë, ai u shpall edhe MVP (Lojtari më i vlefshëm) i këtij kompeticioni nga ESL Pro League, shkruan Arbresh.info.
Drini është bërë shqiptari i parë në histori të kësaj loje që ka arritur të fitoj një event kaq madhor në skenën e CS2.
Po ashtu ai është bërë edhe shqiptari i parë që fiton çmimin si më i miri i turnirit.
NAVI mposht Auroran me rezultat (3:1) me mapa në finalen e ESL Pro League.
Drini pati gjithsej 63 eliminime në finale. Po ashtu ai ka qenë vendimtar edhe në gjysmëfinalen e djeshme ndaj FUT, si dhe në çerekfinale ndaj ekipit “The Mongolz”, dhe me plotë meritë u kurorëzua si më i miri./Arbresh.info
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri
Kina bën thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Iran në p...
Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më par...
Vdes në moshën 87-vjeçare themeluesi i CNN-it
KRU “Prishtina” alarmon për 45 milionë euro borxhe: Çdo fatu...