Një delegacion nga Komanda e Logjistikës së Forcës së Sigurisë së Kosovës ka realizuar vizitë zyrtare në shërbimin mjekësor të ushtrisë gjermane në Berlin. Atje, thotë FSK-ja, shkuan me ftesë të shefit të shërbimit mjekësor të Bundeswehrit Gjerman dhe me urdhër të komandantit të FSK-së.
Bëhet e ditur se gjatë kësaj vizite delegacioni i FSK-së është takuar me gjenerallejtënant, Ralf Hoffmann dhe stafin e tij, po ashtu edhe me përfaqësuesit e këshilltarëve të NALT-it që kanë shërbyer në Kosovë.
“Gjatë kësaj vizite delegacioni i FSK-së ka marrë pjesë në DV-DAY gjatë realizimit të UF mjekësor “MEDVAL QUADRIGA 2026”, ku kanë parë nga afër procedurat e trajtimit të ushtarëve të lënduar në pikën e lëndimit (PoI), pikën e grumbullimit të pacientëve (CCP), procedurat e evakuimit deri te kapacitetet ROL 1 deri në ROL 4, procedurat e evakuimit strategjik (STRATEVAC), trajtimin përfundimtar dhe rehabilitimin e të lënduarve, gjithashtu gjatë vizitës delegacioni është takuar edhe me përfaqësuesit e Qendrës së NATO-s për Ekselencë (NATO COE) dhe delegacionet e shërbimeve mjekësore të ushtrive mike, pjesëmarrëse në këtë aktivitet”, thuhet në njoftim.
Forca e Kosovës ka falënderuar ushtrinë gjermane për mbështetjen e vazhdueshme për FSK-në, e veçanërisht për shërbimin mjekësor të FSK-së, derisa bëhet e ditur se kanë diskutuar për zhvillimin edhe më tej të bashkëpunimit mes dy shërbimeve mjekësore.
FFM dënon Shkëndijën me 5 mijë euro dhe hap procedurë të re ...
Lufta Izrael–Iran, dita e 12-të/ Çfarë po ndodh në frontin e...
ME: Kërkesa e presidentes për mineralin erdhi vetëm një ditë...
Ishte zhdukur nga 7 marsi, gjendet i vdekur Alush Kastrati
Leverkusen – Arsenal, publikohen formacionet zyrtare
Teherani: Çmimet e naftës do të arrijnë në 200 dollarë për f...