Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka uruar 8 Marsin – Ditën Ndërkombëtare të Gruas, duke theksuar rolin dhe ndikimin e grave në shoqëri.
Në një postim në Facebook, , ai ka vlerësuar kontributin e grave në familje, shoqëri dhe në ndërtimin e së ardhmes.
“Sot nuk festojmë vetëm një datë, festojmë forcën, dinjitetin dhe ndikimin e jashtëzakonshëm të gruas në çdo hap të shoqërisë sonë. Gratë janë zëri që sjell ndryshim, forca që mban familjen dhe frymëzimi që ndërton të ardhmen. Me mençurinë, përkushtimin dhe guximin e tyre, ato e bëjnë botën më të drejtë, më të ndjeshme dhe më të bukur.
Le të jetë kjo ditë një moment mirënjohjeje dhe respekti për çdo grua që çdo ditë kontribuon, udhëheq dhe frymëzon.
“Urime 8 Marsi!”, ka shkruar Rama./Arbresh.info
Hamza nga Lipjani: Kosova nuk është vend i krizave të pafund...
Incident i rëndë në Turqi, fundoset një anije me 148 pasagje...
Vazhdime në finalen e Ligës së Kampionëve
SHBA ndalon një tjetër anije që tentoi të thyejë bllokadën n...
LDK vazhdon fushatën në Pejë, Abdixhiku prezanton projekte m...
Dembele barazon rezultatin nga penalltia