Vedat Muriqi ka qenë fantastik të shtunën në mesditë, duke shënuar dy gola për skuadrën e tij Mallorca.
Reprezentuesi kosovar realizoi dy gola, por Mallorca nuk arriti të mbajë epërsinë dhe në fund ndeshja u mbyll baras me Osasunën 2-2.
Me dy golat ndaj Osasunës, Muriqi ka shkuar në kuotën e 18 golave këtë edicion në La Liga, që është sezoni më i mirë në karrierë për kosovarin.
Kësisoj Muriqi e ka thyer rekordin e Samuel Eto’o,me kamerunasin që në sezonin 20023/04 kishte shvnuar 17 gola në La Liga.
31-vjeçari është në ndjekje të thyej rekordin e Eto’s për më së shumti gola në historinë e Mallorcas në La Liga. E për të arritur këtë, Muriqit i duhen edhe dy gola. /Telegrafi/
Bashkim Krasniqi emërohet zëvendësministër në Ministrinë për...
Prishtinë: Për një javë vetura inteligjente e policisë evide...
Qëllohet me 10 plumba shtëpia e Rihanna-s në Beverly Hills, ...
Kroacia fillon trajnimin ushtarak të detyrueshëm dymujor
Shpërthime të fuqishme dëgjohen në Dubai
Tërmet në Turqi me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter