Trepça ka siguruar fitore dramatike ndaj Vëllaznimit me rezultat 73:69, në ndeshjen e xhiros së njëzet e tretë të Superligës së Kosovës në basketboll.
Ndeshja e zhvilluar në Mitrovicë është karakterizuar me kthesa në rezultat.
Mysafirët nga Gjakova e kanë nisur më mirë takimin dhe i kanë fituar tre çerekët e parë me diferencë të vogël, duke e mbajtur epërsinë pothuajse gjatë gjithë ndeshjes.
Megjithatë, kampionët e Kosovës kanë reaguar në momentet vendimtare dhe kanë arritur ta përmbysin rezultatin në fund, për të siguruar fitoren 73:69.
Lojtari më i dalluar te Trepça ka qenë Kenny Hasbrouck me gjashtëmbëdhjetë pikë të shënuara. Ndërsa te Vëllaznimi më efikasi ka qenë Jericole Hellems, i cili ka realizuar njëzet pikë.
Pas kësaj fitore, Trepça vazhdon të kryesojë tabelën me dyzetë e tri pikë, ndërsa Vëllaznimi mban vendin e gjashtë me tridhjetë e një pikë të grumbulluara.
Marta Kos bën thirrje për kompromis politik në Kosovë
Konfiskohet armë e municion në disa lokacione, 6 të arrestua...
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës sot në Kosovë
Edhe 14 kuti votimi për t’u numëruar, këto janë rezultatet e...
Perez njofton trajnerin e ri të Realit pasi fitoi zgjedhjet:...
UNESCO fut Liqenin e Shkodrës në Rrjetin Botëror të Rezervav...