Fushata ushtarake amerikane kundër Iranit mund të zgjasë nga katër deri në gjashtë javë, tha së fundmi Karoline Leavitt, sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë.
Presidenti amerikan, Donald Trump, më parë sugjeroi se lufta do të zgjaste afërsisht katër deri në pesë javë, por mund të zgjaste “shumë më gjatë”.
Pete Hegseth, sekretari i mbrojtjes, tha se ShBA-të do të “merrnin gjithë kohën e nevojshme për t’u siguruar që të kishin sukses”.
Duke folur përpara një takimi të Trump dhe kontraktorëve kryesorë të mbrojtjes sot, Leavitt shtoi se SHBA-të kanë rezerva të mjaftueshme armësh për të përmbushur të gjitha nevojat e tyre operacionale në Iran.
Ajo tha gjithashtu se SHBA-të po shqyrtonin një numër njerëzish për të udhëhequr.
Gjendet i pajetë në lumë 60-vjeçari në Shqipëri
E rëndë në Ferizaj: Foshnja lind në tualet të Emergjencës, v...
Helmohen 40 studentë të Akademisë së Sigurisë në Tiranë, dys...
Në Gjermani shpërthen ndaj gjyqtarit portugez: Është skandal
Zgjedhjet: Sot afati i fundit për deklarimin e koalicioneve
28 vjet nga rënia e Heroit të Kosovës Bahri Fazliu