Ylli i Paris Saint-Germain, Vitinha, e ka lavdëruar magjistarin e Barcelonës, Pedrin, duke e etiketuar spanjollin si mesfushorin më të mirë në botë aktualisht.
Vitinha ka ndarë mendimin e tij për mesfushorët më të mirë në futbollin aktual. Ylli portugez veçoi në krye të listës spanjollin Pedri, për të cilin tha se është “magjik”, ndërsa në mesin e më të mirëve përfshiu edhe bashkëlojtarët e tij te kombëtarja portugeze, Joao Neves dhe Bruno Fernandes.
Sipas Vitinhas, këta emra, së bashku me veten e tij në listë, përbëjnë grupin e mesfushorëve që aktualisht po bëjnë diferencën në futbollin evropian.
“Nuk më pëlqen të them se jam mesfushori më i mirë, kjo është arrogante, por e di që ndoshta jam ndër më të mirët”, ka thënë fillimisht Vitinha.
“Mesfushorët që vlerësoj më shumë dhe mesfushorët më të mirë? Do ta vendosja Pedrin në krye të listës. Ai është magjik; është spektakolare ta shikosh të luajë. Kur luan kundër tij, e kupton edhe më mirë”.
“Pastaj, në tre më të mirët, është pak e vështirë për mua. Është e vështirë të zgjedh vetëm dy. Do të vendosja Joao [Neves] dhe Bruno [Fernandes]. Të dy atje me mua dhe Pedrin”.
“Pra, nuk kam një treshe më të mirë, kam një katërshe më të mirë”, përfundoi mesfushori portugez.
Haxhiu pret në takim ambasadorin amerikan në NATO
Real Madridi ende pa vendim për trajnerin, Arbeloa nën presi...
Dënimi për vrasjen e Liridona Ademajt, reagon Dafina Zeqiri:...
Ulutas pret në takim ambasadorin amerikan në NATO në Prishti...
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...