Ministri i Infrastrukturës, Dimal Basha, ka bërë të ditur se punimet në Urën e Dollcit, kanë përfunduar dhe rruga tashmë është e gatshme për hapje.
Përmes një postimi në Facebook, ai tha se pas njoftimit për dëmtimet e konstatuara në urë është kërkuar angazhim i menjëhershëm për vlerësim dhe ndërhyrje në terren.
“Në afat të shkurtër janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme teknike për sanimin e dëmtimeve, duke garantuar tani siguri të plotë për qarkullimin e automjeteve.Punimet kanë përfunduar sot dhe ura tashmë është e gatshme për hapje. Trafiku në aksin Prishtinë-Pejë dhe anasjelltas mund të zhvillohet normalisht, dhe shfrytëzoj rastin t’i falenderoj qytetarët për mirëkuptimin, si dhe administratën e punëtorët për punën efektive”, shkroi Basha.
Britania e Madhe i ndalon hyrjen influencueses që dogji Kura...
“Synojmë turistët që konsumojnë shumë”, Rama kritika për tre...
Irani do të vendosë “si të vazhdojë” ndërsa afat...
Ngjarje e rëndë në Mushtisht të Suharekës: Vdes 48-vjeçari, ...
E papritur, jep dorëheqje shefi i Apple, kompania zyrtarizon...
Alergjitë ushqimore: Mbi 90 për qind e reaksioneve lidhen me...