Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar se është marrë vendim për ndalimin e rreptë të çdo aktiviteti ndërtimor pa leje brenda Parqeve Kombëtare “Bjeshkët e Nemuna” dhe “Sharri” në Kosovë.
Përmes një postimi në Facebook, Pacolli ka bërë të ditur se vendimi ndalon qarkullimin e të gjitha mjeteve të transportit që bartin material ndërtimor, mjeteve të rënda të punës dhe makinerive të specializuara për ndërtim brenda zonave të Parqeve Kombëtare në Republikën e Kosovës, pa leje apo autorizim të posaçëm të lëshuar nga MMPH.
Sipas saj, ky është hapi i parë në përpjekjen për rikthimin e ligjshmërisë dhe rendit në zonat e mbrojtura, duke theksuar se parqet kombëtare janë pasuri e përbashkët që duhet të ruhen.
Ajo ka shtuar se MMPH, në bashkëpunim me institucionet relevante, do të kujdeset për zbatimin e plotë të këtij vendimi.
Baldini nis revolucionin te Italia, ndalon rrjetet sociale g...
Trump: Irani ka rënë dakord të mos ketë armë bërthamore
Franca gjobit me 25 milionë dollarë kompaninë Shein
Shpërthim me lëndë plasëse në Përmet, lëndohen rëndë dy pers...
Juventusi heq dorë nga sulmuesi serb
Lladrovci: Limaj i duhet PDK-së, PDK i duhet Limajt