Ish-zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, reagoi ndaj diskutimeve për mundësinë e zgjedhjeve të reja, duke i cilësuar ato si të panevojshme në këtë fazë politike
Tahiri bëri të qartë se vendi nuk fiton asgjë nga rikthimi në kutitë e votimit, përveçse sipas saj humb kohë të çmuar në një moment kur Kosova përballet me vendime të rëndësishme si në planin e brendshëm ashtu edhe në atë ndërkombëtar.
Ajo theksoi se qytetarët tashmë e kanë dhënë verdiktin e tyre dhe se përgjegjësia tani bie mbi partitë politike për të gjetur zgjidhje dhe për të çuar përpara proceset shtetërore.
“Zgjedhjet nuk jane zgjidhje – jane zvarritje e vendimeve dhe pergjegjesive te medha qe e presin Kosovën – sovrani foli, dha votat partive politike per te zgjidhur ceshtjet e politikave te brendshme dhe te jashtme te vendit tone – uroj te behemi me president dhe Kosova te ec perpara”, shkroi Tahiri.
Zbulohen tre faktorë që ndikuan në shkarkimin e Arne Slot
Dy aksidente në rrugën Prishtinë-Pejë, shkaktohen kolona
Florentino Perez po përballet me një fushatë gjithnjë e më t...
Hamza: Programi ynë ka në fokus fuqizimin real të grave, më ...
Kosova U21 nis përgatitjet për dy ndeshjet miqësore të qersh...
Aktakuzë me propozim për gjykim në mungesë ndaj pesë pjesëta...