Nënkampioni i Kosovës, Bashkimi ka transferuar basketbollistin me shumë përvojë Jalen Riley.
Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook të klubit prizrenas, shkruan Arbresh.info.
Basketbollisti amerikan luan në pozitat 1/2 dhe është i gjatë 182 centimetra.
Aventurën e fundit ai e pati në Izrael tek Elitzur Netanya, ku luajti me një mesatare prej 7.3 pikësh për lojë.
Në të kaluarën ai ka luajtur edhe në shumë skuadra të njohura evropiane ndër to Patrioti Levice (Sllovaki), Porto (Portugali), Paok (Greqi), Riga (Letoni), Cholet (Francë).
Tek Bashkimi vjen si forcë shtesë në rrjedhën e kampionatit ku synim kryesor është rikthimi i titullit kampion që i mungon kësaj skuadra nga viti 2018./Arbresh.info/
Sulmi ndaj gazetarit Pacolli, Prokuroria: Po zhvillohen heti...
Dy të rinj nga Mitrovica humbin jetën në Itali, Peci ngushël...
Godet Ylli, transferon Donatas Sabeckis
Tensionet në Lindjen e Mesme, Rama komunikim me ambasadorët ...
McKennie rinovon kontratën me Juventusin
Raportohet se dy të rinj mitrovicas kanë vdekur pas një aksi...