Teksa afati për president po përfundon, një nga emrat e përmendur ësshtë edhe Murat Jashari, djali i Rifat Jasharit, vëllait të Adem Jasharit.
Një emër i tillë është mirëpritur jo vetëm nga klasa politike e cila nuk refuzoi një votë për këdo nga familja Jashari por edhe nga vetë qytetarët.
Hulumtimet e Arbresh.info tregojnë një pritje pozitive nga qytetarët në të gjithë Kosovën për këtë propozim.
Jashari është profesor i së drejtës në Fakultetin Juridik të Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”. Ai jep mësim dhe konsultime ligjore, sidomos në fushat kushtetuese dhe administrative.
Ka diplomuar për drejtësi dhe ka mbaruar studimet e doktoratës në të njëjtën universitet.
Është autor i librave dhe punimeve universitare, përfshirë veprën “Presidenti si përfaqësues i unitetit të popullit” dhe shkrime të tjera mbi interpretimin kushtetues dhe rolin e presidentit, si dhe analiza shkencore për tema të ndryshme ligjore.
Ka publikuar artikuj dhe studime edhe në platforma akademike, që trajtojnë tema si qeverisja kushtetuese, ndarja e pushteteve dhe përgjegjësitë e institucioneve publike.
Duke qenë se njëra nga fushat e tij kryesore është e drejta kushtetuese, Jashari konsiderohet si një nga emrat më të respektuar dhe të përshtatshëm për të marrë detyrën e kreut të shtetit.
Figurë ideale për këtë post e cilëson edhe Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njëherësh kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV).
Kurti e ka përmendur se marrë për bazë situatën aktuale gjeopolitike në botë, ai beson se vendit i duhet “një figurë që u bën ballë shtrëngatave” me të cilat përballet shteti, prandaj sipas tij, Murat Jashari “do të ishte zgjedhja e duhur në momentin e duhur” dhe vazhdon të mbetet rasti ideal.
“Bindja ime ka qenë dhe vazhdon të mbetet se një figurë, profesor e personalitet sikurse Murat Jashari, do të gëzonte mbështetje gjithëpartiake, do të ishte nder për republikën, stabilitet për institucionin dhe siguri për kombin. Rrethanat gjeopolitike, lufta në Ukrainë, konflikti SHBA-Iran dhe tensionet në Lindjen e Afërt dhe të Mesme, si dhe kërcënimet e njëpasnjëshme nga Serbia, përfshirë agresionin terrorist në Banjskë, sulmin kinetik në kanalin e Ibër-Lepencit, dhe kërcënimet e përditshme nga fqinji ynë verior kërkojnë një moment reflektimi”, ka thënë Kurti në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të LVV-së.
Kurti për çështjen e presidentit: Murat Jashari do të ishte zgjidhja e duhur në momentin e duhur
Sipas Kushtetutës së Kosovës, për të propozuar një kandidat për president nevojiten të paktën 30 nënshkrime deputetësh. Lëvizja Vetëvendosje i ka 57 deputetë, ndërsa asnjë parti tjetër nuk i ka e vetme 30 vota.
Për zgjedhjen e presidentit kërkohen të paktën 80 vota në njërin nga dy rundet e para të votimit, ose 61 vota në rundin e tretë, nga gjithsej 120 deputetë sa ka Kuvendi./Arbresh.info
Real Madridi jep detaje të reja nga lëndimi i Kylian Mbappes
Hoti takoi përfaqësuesit e Shoqatës së Invalidëve të Luftës ...
Serwer: Pasivizimi i adresave në Luginën e Preshevës, diskri...
Plas ‘skandali’ tek Sllovakia para ndeshjes me K...
Shpërthime në Teheran në ditën e tretë të sulmeve SHBA–Izrae...
Kurti: Nuk ka kandidat konsensual dhe as marrëveshje politik...