Tre pjesëtarë të forcave të armatosura amerikane janë vrarë në luftime dhe pesë të tjerë janë plagosur rëndë në operacionin Tërbimi Epik (Epic Fury) në Iran, njoftoi Komanda Qendrore e SHBA-së.
Viktimat u konfirmuan në orën 9:30 të mëngjesit, sipas kohës lindore të SHBA-së, më 1 mars.
Sipas njoftimit, disa pjesëtarë të tjerë kanë pësuar plagë më të lehta nga copëzat shpërthyese dhe, aktualisht, po vlerësohet rikthimi i tyre në detyrë.
“Situata është dinamike”, thuhet në deklaratën e Komandës Qendrore të SHBA-së.
Nga respekti për familjet, vijon deklarata, identitetet e ushtarëve të vrarë nuk do të publikohen deri 24 orë pasi të jenë njoftuar familjarët më të afërt.
Operacione të mëdha luftarake janë në vazhdim e sipër, thuhet po ashtu në njoftim.
Detaje të tjera tash për tash nuk ka./REL
Pas incidentit të dhunshëm në Zvërnec, hiqet teli me gjemba ...
Shkëndija e Haraçinës shkruan histori, inkuadrohet për herë ...
KOMF: Fëmijët të mos përfshihen në fushata zgjedhore
Kurti-LDK-së: Le ti pyesin të EPP-së se ata më njohin mua, m...
Kastrioti kampion i Kosovës në hendboll pas 15 vitesh
Kurti për çështjen e presidentes: Kosova e kishte, por mungo...