Policia e Kosovës, në raportin 24-orësh, ka njoftuar për një rast “Vrasje në tentativë” në rrugën “Lulishtja” në Gjilan.
Sipas njoftimit, më 28.02.2026 rreth orës 22:40, shtatë të dyshuar meshkuj kosovarë janë përleshur fizikisht në mes vete, me ç’rast kanë përdorur edhe mjete të mprehta – thika.
Si pasojë, të njëjtit kanë pësuar lëndime trupore dhe pas tretmanit mjekësor, pesë prej tyre janë liruar, ndërsa dy të tjerët, për shkak të lëndimeve të rënda, nga spitali i Gjilanit janë transportuar në QKUK në Prishtinë.
Me vendim të prokurorit, pesë të dyshuarit janë arrestuar dhe pas intervistimit janë dërguar në mbajtje.
Kapet duke vozitur 182 km/h në autostradë, shoferit i ndaloh...
Mourinho në “radarin” e Newcastle, klubi anglez ...
Arrestohen katër të dyshuar për zjarrin në pallatin shumëkat...
Arben Gashi reagon pasi u la jashtë kryesisë nga Abdixhiku: ...
Peja synon barazimin e serisë, Ylli gjysmëfinalen e play-off...
Tragjike: Thellohet bilanci, 9 të vdekur nga të shtënat në s...