Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë vlerësoi sot në një deklaratë se agresioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Izraelit ishte një veprim i planifikuar ushtarak kundër një shteti sovran.
“Shkalla dhe karakteri i përgatitjeve të mëparshme ushtarako-politike dhe propagandistike për këtë veprim të pamenduar, përfshirë transferimin e një grupi të madh ushtarak amerikan në rajon, nuk lënë asnjë dyshim se ky është një akt i parapërgatitur dhe i paprovokuar i agresionit të armatosur kundër një shteti sovran dhe të pavarur, anëtar i OKB-së, në shkelje të parimeve dhe normave themelore të së drejtës ndërkombëtare”, sipas deklaratës së Ministrisë së Punëve të Jashtme ruse, raporton RIA Novosti.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, tha më herët sot se Izraeli nisi një sulm parandalues kundër Iranit për të eliminuar kërcënimet ndaj sigurisë së vendit dhe se është shpallur gjendje e jashtëzakonshme në të gjithë vendin.
Një burim i konfirmoi CNN-së se sulmi izraelit ndaj Iranit ishte i koordinuar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) e Iranit njoftoi se kishte nisur “valën e parë të sulmeve në shkallë të gjerë me raketa dhe dronë” kundër Izraelit, raportoi agjencia e lajmeve Tasnim.
Në deklaratë thuhej se sulmet erdhën “si përgjigje ndaj agresionit armiqësor dhe kriminal të armikut kundër Republikës Islamike të Iranit”.
Vuçiq e krahason situatën në Iran me ndërhyrjen e NATO-s në ...
Me Hamzën s’u morën vesh, Kurti të hënën takohet me Abdixhik...
Kurti: Kur s’ka mundësi për marrëveshje politike, kemi propo...
Nga Dubai në Doha, Irani ka nisur një sërë sulmesh në mbarë ...
Reagon OKB pas sulmeve SHBA-Izrael në Iran: Rrezik për konfl...
Shtëpia e Bardhë zbardh detaje nga telefonata Trump–Netanyah...