Djali i fundit të shahut të Iranit shpreh besim në fitoren kundër Republikës Islamike pas një sulmi të nisur nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli.
Reza Pahlavi ka publikuar një video-mesazh në internet pak pasi ndodhën sulmet, duke sugjeruar koordinim pas thirrjeve të përsëritura që i kishte bërë presidentit amerikan, Donald Trump për të ndërhyrë.
“Jemi shumë afër fitores përfundimtare. Dua të jem pranë jush sa më shpejt që të jetë e mundur, në mënyrë që së bashku të rimarrim dhe rindërtojmë Iranin”, thotë Pahlavi, i cili jeton në zonën e Uashingtonit.
Ai, i cili ka kërkuar një demokraci sekulare në Iran, por nuk gëzon mbështetje të plotë mes kritikëve të Republikës Islamike, u bën thirrje iranianëve që të presin, por eventualisht të dalin në rrugë.
“Në këto orë dhe ditë delikate, më shumë se kurrë duhet të qëndrojmë të fokusuar në qëllimin tonë përfundimtar: rimarrjen e Iranit. Ju kërkoj të qëndroni për tani në shtëpitë tuaja dhe të ruani sigurinë dhe mbrojtjen tuaj. Qëndroni vigjilentë dhe gati, në mënyrë që, në kohën e duhur – të cilën unë do t’jua njoftoj saktësisht – të mund të ktheheni në rrugë për veprimin përfundimtar”, deklaroi ai.
Republika Islamike muajin e kaluar vrau mijëra njerëz ndërsa shtypi një kryengritje masive, një nga kërcënimet më të mëdha për sundimin e saj që nga revolucioni i vitit 1979, i cili rrëzoi ish-shahun pro-perëndimor. /Telegrafi/
Aksident në Veternik, përfshihet një veturë e KFOR-it
Lamtumira e Modricit me Milanin? Kroati postoi këtë mesazh n...
Shtëpia e Bardhë: Marrëveshje me Iranin vetëm nëse respektoh...
Policia gjen armë dhe municion në një shtëpi në Vushtrri, ar...
Bien çmimet e derivateve në Kosovë, nafta më lirë për tre ce...
I mituri në Gjakovë publikon foto me thikë në shkollë, arres...