Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka shprehur zhgënjim për negociatat me Iranin lidhur me programin e tij bërthamor, duke paralajmëruar se “ndonjëherë duhet përdorur forcë”.
Deklarata e tij erdhi pasi raundi i fundit i bisedimeve të enjten në Gjenevë përfundoi pa marrëveshje. Trump tha se Irani “nuk mund të ketë armë bërthamore” dhe se SHBA-ja nuk është e kënaqur me mënyrën si po zhvillohen negociatat, por shtoi se ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për përdorimin e forcës.
Irani ka mohuar se synon të zhvillojë armë bërthamore dhe ka kërkuar që çdo marrëveshje të përfshijë heqjen e sanksioneve amerikane.
Bisedimet në Gjenevë u zhvilluan mes të dërguarve amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner dhe zyrtarëve iranianë, me ndërmjetësimin e ministrit të Jashtëm të Omanit, Sayyid Badr Albusaidi, i cili tha se është arritur përparim i konsiderueshëm, megjithëse pa marrëveshje.
Në rajon ndodhet një forcë e madhe ushtarake amerikane, përfshirë dy grupe aeroplanmbajtësish, në pritje të vendimit të presidentit. Trump tha se SHBA-ja ka ushtrinë më të madhe në botë. “Do të doja të mos e përdorja, por ndonjëherë duhet”, u shpreh ai.
Departamenti i Shtetit njoftoi se sekretari i Shtetit, Marco Rubio, do të zhvillojë bisedime në Izrael me kryeministrin Benjamin Netanyahu më 1 dhe 2 mars.
Trump tha se gjatë ditës do të ketë edhe diskutime të tjera për Iranin, pa specifikuar me kë. /Reuters
Irani nis sulmin me raketa ndaj Izraelit
28 vjet nga masakrat në Çirez e Likoshan
Ambasada e Kosovës në Izrael apelon për vigjilencë pas sulmi...
I burgosuri u arratis dje gjatë trajtimit në Onkologji, inic...
Çka po ndodh me kontratën e Modricit te Milani?
Trump: SHBA ka nisur operacione të mëdha luftarake në Iran