Mbi 2 mijë gjoba trafiku për 24 orë, 23 persona të arrestuar

08:52 | 27 Shkurt 2026
E.K

Policia e Kosovës ka publikuar raportin 24-orësh mbi situatën e sigurisë dhe trafikut në vend.

Sipas të dhënave zyrtare, gjatë 24 orëve të fundit nuk është shënuar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Janë regjistruar 22 aksidente me persona të lënduar, si dhe 32 aksidente që kanë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Sa i përket masave në trafik, policia ka shqiptuar 2,374 tiketa për shkelje të rregullave të komunikacionit.

Në të njëjtën periudhë, janë arrestuar 23 persona, 15 janë dërguar në mbajtje, ndërsa 3 persona janë dërguar në vuajtje të dënimit./Arbresh.info

Të ngjashme