Deputeti i LVV-së, Enver Dugolli ka thënë se kjo parti nuk është e interesuar të shkojë në zgjedhje.
Ai duke ju përgjigjur akuzave të kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj se Kurti dëshiron zgjedhje, ka thënë se opozita e ka në dorë fatin nëse vendi do të shkojë në zgjedhje apo jo.
Dugolli në një postim në Facebook u ka bërë thirrje partive opozitare që të bashkohen dhe ta zgjedhin presidentin.
“Ramushi po thotë se Kurti po do të na çojë në zgjedhje. Ky është një konstatim i gabuar dhe i pasaktë. Ne sapo i kemi përfunduar zgjedhjet dhe i kemi fituar bindshëm, me 51.10%. Cili do të ishte motivi për të shkuar sërish në zgjedhje?.Nëse kështu mendojnë edhe të tjerët nga opozita, e kanë vetë në dorë që kjo të mos ndodhë. Ne i kemi 66 vota, por nuk i kemi 80. Le t’i bashkojmë përpjekjet dhe t’i shmangim zgjedhjet, sepse përveçse janë të panevojshme, janë edhe të padobishme”, ka shkruar Dugolli.
Qindra të arrestuar në Francë pas festimeve të çmendura të L...
Ferit Hoxha viziton Kosovën, pritet nga Haxhiu, Kurti dhe Ko...
Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të...
Moti sot në Kosovë
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...