Profesori universitar dhe akademiku Arsim Bajrami u ka drejtuar një thirrje publike krerëve të partive politike parlamentare për unitet politik në zgjedhjen e Presidentit të Republikës së Kosovës.
Në letrën e drejtuar kryeministrit dhe kryetarit të LVV-së, Albin Kurti, kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, si dhe kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, Bajrami thekson nevojën për konsensus, me qëllim shmangien e krizave institucionale dhe zgjedhjeve të parakohshme.
Ai vlerëson se Kosova po përballet me sfida të ndjeshme gjeopolitike dhe të sigurisë, që kërkojnë maturi shtetërore dhe unitet politik. Sipas tij, roli i Presidentit duhet të jetë unifikues, mbi-partiak dhe në funksion të stabilitetit kushtetues e institucional.
Bajrami, duke përmendur përvojën e tij në proceset kyçe të shtetndërtimit – nga hartimi i akteve kushtetuese, negociatat ndërkombëtare në Rambuje e Vjenë, deri te angazhimi gjatë luftës së Ushtria Çlirimtare e Kosovës – ka shprehur gatishmërinë për të qenë një kandidat konsensual për President./Arbresh.info
Qindra të arrestuar në Francë pas festimeve të çmendura të L...
Ferit Hoxha viziton Kosovën, pritet nga Haxhiu, Kurti dhe Ko...
Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të...
Moti sot në Kosovë
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...