Ekstradohet nga Beogradi shtetasi shqiptar me inicialet K.M., 25 vjeç, pasi dyshohet se ka dhunuar bashkëjetuesen e tij shtatzënë.
Ai akuzohet për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Dhuna në familje”. Bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tirana dhe Interpol Beograd, bënë të mundur ekstradimin e tij nga Serbia në Shqipëri.
Deklarata e plotë e Drejtorisë Vendore të Policisë, Dibër:
Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, ndaj 25-vjeçarit, qe u ekstradua nga Beogradi.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Dibër ekzekutuan vendimin e Gjykatës Dibër për shtetasin në kërkim ndërkombëtar K.M., 25 vjeç, banues në Tiranë, ndaj të cilit i është caktuar masa e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje” dhe “Dhuna në familje”.
25-vjeçari, u kap në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar, të koduar “The Wanted”.
Ai akuzohet se në muajin janar 2025, në Bulqizë, dhunoi rëndë, me sende të forta dhe me grushte, bashkëjetuesen e tij, shtatzënë.
Si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet specialistëve të Interpol Tiranës dhe specialistëve të Interpol Beogradit, gjatë kësaj faze të operacionit ndërkombëtar, të koduar “The Wanted”, u finalizua procedura për ekstradimin e 25-vjeçarit nga Serbia, në Shqipëri.
Dy zyrtarë të KEDS-it dyshohen për ryshfet, kërkohet parabur...
Osmani pret Prattipatin, flasin për partneritetin strategjik...
Parandalohet futja e telefonit në Qendrën e Paraburgimit në ...
Arsim Bajrami shpreh gatishmërinë të kandidojë për President
SHBA–Iran, rifillojnë bisedimet bërthamore në Gjenevë
16 mijë qytetarë nënshkruajnë peticion për ish-krerët e UÇK-...