Sot shënohet 10-vjetori i zgjedhjes së Hashim Thaçi si president i Republikës së Kosovës.
Më 26 shkurt 2016, Thaçi u zgjodh president me 71 vota për dhe 10 abstenime, në rundin e tretë të votimit, pas dy raundeve të dështuara, duke mundur kundërkandidatin e tij, Rafet Rama, i cili nuk mori asnjë votë në raundin përfundimtar.
Procesi i zgjedhjes u shoqërua me tensione, pasi Lëvizja Vetëvendosje hodhi gaz lotsjellës brenda Kuvendit dhe aktivistët e saj protestuan jashtë, duke ndërprerë disa herë procedurën e votimit.
Hashim Thaçi mori zyrtarisht detyrën më 7 prill 2016, një ditë pas përfundimit të mandatit të Atifete Jahjaga. Mandati i tij nuk arriti të përfundojë, pasi më vonë u ngrit aktakuza dhe ai u dërgua në Haga, ku mbi pesë vjet po përballet me akuzat për krime lufte.
Moti sot në Shqipëri
Kadri Veseli feston sot ditëlindjen, mbush 59 vjet
Serwer: Vetë mbështeta krijimin e Gjykatës Speciale, kam gab...
Fantastike: Shqiptari Jurgen Uldedaj mbron titullin IBO ndaj...
Qindra të arrestuar në Francë pas festimeve të çmendura të L...
Ferit Hoxha viziton Kosovën, pritet nga Haxhiu, Kurti dhe Ko...