Dy zyrtar të KEDS-it janë arrestuar për pranim të ryshfetit në Ferizaj, raporton Policia e Kosovës.
Sipas policisë, të dyshuarit kanë pranuar 400 euro ryshfet me premtim se do i zëvendësojnë njehsorin elektrik për kohë të shkurtë.
“Rr. Dëshmorët e Kombit, Ferizaj 25.02.2026-14:30. Janë arrestuar dy të dyshuar zyrtarë të KEDS-it, pasi të njëjtit nga viktima mashkull kosovar, në formë ryshfeti kanë pranuar 400 € para të gatshme, me premtim se do i zëvendësojnë njehsorin elektrik për kohë të shkurtë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të PK./Arbresh.info
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Shefi i OBSH-së viziton zonën më të goditur nga Ebola në Kon...
Diell dhe mundësi për reshje shiu, parashikimi i motit për t...
Nesër përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja ...
Protestat e qytetarëve kundër projektit në Zvërnec, pezulloh...