Një panik të pajustifikuar të Beogradit e ka konsideruar ministri shqiptar i Mbrojtjes, Pirro Vengu, reagimin e institucioneve atje rreth stërvitjes së përbashkët Shqipëri-Kosovë-Kroaci.
I ndjekim reagimet, një lloj paniku i pajustifikuar nga institucionet në Beograd. Ne vijojmë punën tonë. Bashkëpunimi trilateral është në zbatim e sipër.
Bëmë një takim me homologët e mbrojtjes në Mynih, për të përcaktuar hapat e tjerë për prokurimet në fushën e mbrojtjes, të tre vendet kanë nevoja të ngjashme fuqizohemi duke u bërë bashkë, për kontrata më të mira më të lira. Bashkëpunimi në fushën e industrisë, kemi një përfshirje edhe në panairet që po organizojnë kolegët kroatë.
Dhe nga ana tjetër edhe elementë stërvitorë të forcave tona. Nuk kemi patur komunikim me Beogradin përvec faktit që ftesa është për të gjithë vendet e rajonit, fatkeqësisht ata kanë zbatuar një politikë të karriges boshe.” tha Vengu.
Qyteti i Sarajevës e angazhon një avokate në Milano për rast...
I kërcënoi me granatë dore policët, 1 muaj paraburgim të pan...
Interi humb mbi 65 milionë euro pas eliminimit të hershëm ng...
Takimi Haxhiu-Spiropali, diskutohet bashkëpunimi i ngushtë m...
Glauk Konjufca: Takimet Kosovë–Shqipëri janë vëllazërore, jo...
Shoqëria civile letër partive politike që të shmangen zgjedh...