Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton se në bashkëpunim të ngushtë me Policinë e Kosovës ka arrestuar katër persona me inicialet M.M., S.B., D.R., dhe B.Z., të cilëve u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh, për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale: Mashtrimi në bashkëkryerje nga neni 323 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Po ashtu i dyshuari M.M. dyshohet edhe për kryerjen e veprës penale Falsifikimi i dokumenteve nga neni 390 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së, ndërsa i dyshuari D.R. dyshohet edhe për veprën penale Legalizim i përmbajtjes së rreme nga neni 395 paragrafët 1 dhe 2 të KPRK-së.
Sipas dyshimeve të pandehurit me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, duke fshehur faktet relevante dhe duke e vënë në lajthim të dëmtuarin H.M., në bashkëkryerje i kanë shkaktuar dëm matrial në vlerë prej 1,578,180.00 euro.
“Prokurori i shtetit, ka nxjerrë urdhër ndalues të përkohshëm për parcelat përkatëse, pasi ekziston dyshimi i bazuar se prona është shitur mbi bazën e dokumenteve të falsifikuara dhe është transferuar në mënyrë të kundërligjshme. Njëkohësisht, nga Gjykata është kërkuar lëshimi i urdhërit ndalues përfundimtar për këto parcela, me qëllim të sigurimit të pronës deri në përfundim të procedurës penale. Ndërkaq, Gjykata kompetente u ka caktuar të pandehurve M.M., S.B., D.R., dhe B.Z. masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 (tridhjetë) ditësh”, thuhet në njoftim./Arbresh.info
Getoar Mjeku emërohet zëvendësministër i parë i Ekonomisë
Dronë mbështetjeje për Mateon dhe Brikenën në BBVA 5
Haradinaj takon ambasadorin hungarez, flasin për anëtarësimi...
Erion Veliaj mbetet në burg
Dogana gjen 1 milion euro të fshehura brenda veturës në Merd...
“700 mijë euro të avulluara” – Luan Maloku...