Një djalë është bërë fëmija i parë në Britaninë e Madhe që lind nga një nënë me mitër të transplantuar nga një donatore e vdekur.
Hugo Powell lindi me prerje cezariane në dhjetor, në Spitalin “Queen Charlotte’s and Chelsea”, në Londër, shkruan Sky News.
Vetëm dy raste të tjera të tilla janë raportuar diku tjetër në Evropë, ndërsa një foshnjë lindi nga një mitër e transplantuar nga një donatore e gjallë për herë të parë në Mbretërinë e Bashkuar vitin e kaluar.
Nëna e foshnjës, Grace Bell, tha: “Është thjesht një mrekulli. Nuk e mendova kurrë se kjo do të ishte e mundur. Jam shumë e lumtur”.
Bell shpërtheu në lot kur kujtoi se e zbuloi se ishte shtatzënë, dhe tha se mendon për dhuruesen e mitrës çdo ditë. Ajo shpreson që familja e saj “të gjejë pak paqe duke ditur se vajza e tyre më dha dhuratën më të madhe, dhuratën e jetës”.
“Nuk ka fjalë për t’i thënë mjaftueshëm faleminderit dhurueses sime dhe familjes së saj”, tha ajo.
Spiropali riafirmon mbështetjen e palëkundur të Shqipërisë p...
Zgjedhja e presidentit – sa deputetë duhet të jenë në sallë,...
Kurti i ndërron pozitën Manxhukës, e emëron zëdhënës të Qeve...
Falsifikuan dokumente për pronat që shitën, arrestohen katër...
Artan Grubi nën arrest shtëpiak
Gjyqi ndaj Laert Haxhiut, reperi Noizy thirret në GJKKO