Katër vite luftë, Von der Leyen: Paqe sipas kushteve të Ukrainës

08:02 | 24 Shkurt 2026
E.H

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, theksoi se paqja në Ukrainë duhet të arrihet sipas kushteve të Kievit, duke ripërsëritur mbështetjen e plotë të Bashkimit Evropian.

Ajo arriti në Kiev, së bashku me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa, në përvjetorin e katërt të shpërthimit të luftës.

“Në Kiev për herë të dhjetë që nga fillimi i luftës. Për të përsëritur se Evropa qëndron pranë Ukrainës, financiarisht, ushtarakisht dhe në këtë dimër të ashpër. Për të nënvizuar angazhimin tonë të vazhdueshëm ndaj luftës së drejtë të Ukrainës. Dhe për t’i dërguar një mesazh të qartë si popullit ukrainas ashtu edhe agresorit: nuk do të dorëzohemi derisa të rivendoset paqja. Paqe sipas kushteve të Ukrainës” shkroi ajo në X.

Vizita e udhëheqësve evropianë në Ukrainë rikonfirmon mbështetjen politike, financiare dhe ushtarake të Bashkimit Evropian për Kievin në përballje me agresionin rus.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme