Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas raportimeve se bashkëshortja e tij, Albina Kastrati Abdixhiku, më 15 prill 2024 ka hapur një kompani që, ndër të tjera, merret me “tregtim të energjisë elektrike”, “prodhim të energjisë elektrike” dhe “transmetim të energjisë elektrike”.
Në reagimin e tij në Facebook, Abdixhiku i cilëson këto pretendime si shpifje të orkestruara nga “grupe parapolitike”.
“Natyrisht që, në ditë zhvillimesh me interes kombëtar, aktivizohen grupet parapolitike me shpifje.
Në këtë aktivizim, përmes rrjeteve të tyre të lidhura me shantazh dhe presion, ata nuk hezitojnë të përfshijnë edhe anëtarë të familjeve”, ka deklaruar ai.Ai i quajti gazetarët pjesë të një “bote të errët” të mbushur “përplot mllef e urrejtje”. “E kuptoj se në botën e errët ku jetojnë këta njerëz përplot mllef e urrejtje, përpjekja për të përbaltur këdo është mënyrë ekzistence”, ka thënë mes tjerash Abdixhiku.
Arrestohet punonjësi i sigurisë, dyshohet për dhunë ndaj pro...
Hamza uron Veselin për ditëlindje: Korriku është afër, atëhe...
Përhapja e Ebolës në Kongo vlerësohet “thellësisht alarmante...
Negociatat për anëtarësim në BE, Rama: Shqipëria u ngjit në ...
27 vjet nga rënia e dëshmorit Xhemajl Fetahaj
MINT cakton çmimet e derivateve për sot dhe nesër