Afati kalimtar i verës pritet të jetë sfidues për Manchester City, që do të duhet të bëjë maksimumin për ta mbajtur në skuadër mesfushorin kyç, Rodri.
Sipas mediumit gjerman Bild, 29-vjeçari spanjoll ka zgjuar interesim serioz nga dy gjigantët e La Ligas, Real Madridi dhe Barcelona, përcjell Arbresh.info.
Të dy klubet thuhet se janë të gatshëm të paraqesin oferta të rëndësishme financiare për ta bindur që të largohet nga “Etihad Stadium”.
Rodri ka qenë një nga figurat më të rëndësishme në mesfushën e Cityt në vitet e fundit, duke luajtur rol vendimtar në sukseset e gjigantëve të Anglisë.
Ai ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2027, çka i jep klubit anglez një pozitë të fortë negociuese.
Megjithatë, me interesimin në rritje nga Spanja, Manchester City mund të detyrohet t’i ofrojë kushte të përmirësuara për ta mbajtur mesfushorin, ndërsa spekulimet për një rikthim të mundshëm në La Liga po intensifikohen.
Raportohet për një aksident të rëndë në Pejë, dyshohet për n...
Delegacioni i BE’së në Tiranë citon komisioneren Kos: Shqipë...
Dyshohet për keqpërdorim të kartelave bankare, Policia kërko...
‘‘Një mëngjes i nisur mbarë’’, Haradinaj ndan video nga një ...
Kosova merr nën kontroll hekurudhën në veri, Sveçla: Është p...
Vrasja e të riut në Prishtinë, Prokuroria siguron pamjet nga...