Arlind Rudhani është 18-vjeçari që u dërgua pa shenja jete mbrëmjen e së dielës në Spitalin e Mitrovicës.
Ai u transportua nga Kçiqi për në spital, por fatkeqësisht nuk mundi të mbijetojë.
Familjarët e të ndjerit kanë shkruar për vdekjen dhe humbjen e madhe që kanë pësuar, megjithatë nuk është bërë e ditur dita dhe koha e varrimit.
“Është raportuar se një person mashkull, rreth 18-vjeçar, është sjellë pa shenja jete në Spital. Njësitet relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa hetuesit policorë, në koordinim me prokurorin e shtetit, kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të rastit. Rasti është iniciuar dhe po hetohet si ‘Hetim mbi vdekjen’”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
LEXO EDHE:
Haziri: Në takimin Kurti-Abdixhiku është folur për një marrë...
Kamioni rrokulliset te hyrja veriore e autostradës “Ibrahim ...
Çmimet e produkteve elementare vazhdojnë të jenë të larta
Paralajmëron Trump: Nëse bisedimet dështojnë, pasojat për Ir...
Muriqi për median spanjolle: Kurrë s’e mendova se mund ta hu...
Regjistrimi elektronik zëvendëson vulat e pasaportave, hyn n...