Natë tragjike në Kosovë: Tre persona humbin jetën

23:52 | 22 Shkurt 2026
E.G

Kjo e diel ka rezultuar fatale për vendin, pasi tre persona humbën jetën në rrethana të ndryshme brenda disa orësh.

Ngjarja e parë u regjistrua në fshatin Kçiq i Madh, në Mitrovicë.

Rreth orës 18:40, një 18-vjeçar u dërgua pa shenja jete në Spitalin e Mitrovicës, shkruan Arbresh.info.

Policia njoftoi se ka nisur hetimet për sqarimin e plotë të rrethanave dhe rasti është hapur si “hetim mbi vdekjen”.

Vdes 18-vjeçari në fshatin Kçiq, policia nis hetimet

 

Pak minuta më pas, një tjetër rast tragjik ndodhi në Bresje të Fushë Kosovës, ku një këmbësor humbi jetën pasi u godit nga një veturë.

Sipas Policisë së Prishtinës, ekipi mjekësor konstatoi vdekjen në vendin e ngjarjes, ndërsa hetimet po zhvillohen nga njësiti rajonal i trafikut.

Vetura godet për vdekje një këmbësor në Bresje të Fushë Kosovës

Bilanci i rëndë i kësaj nate u thellua edhe në Prizren.

Një 44-vjeçar ndërroi jetë si pasojë e lëndimeve të rënda që kishte pësuar pasi kishte rënë nga lartësia. Ai fillimisht u trajtua në Spitalin e Prizrenit dhe më pas u transferua në Qendrën Emergjente me politraumë të rëndë, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve.

Ra nga lartësia, vdes 44-vjeçari nga Prizreni – po trajtohej në QKUK

Kështu, brenda një nate, tre burra humbën jetën në ngjarje të ndara në vend.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme