Milan ka bërë një tjetër hap fals në garën për titull kampion. Skuadra e Max Allegrit u mposht në shtëpi nga Parma me rezultat 0-1 në kuadër të xhiros së 26-të në Serie A.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, shkruan Arbresh.info.
Goli i vetëm në këtë takim erdhi dhjetë minuta para fundit të ndeshjes, kur për Parman realizoi Troilo.
Deri në fund nuk pati gola dhe skuadra mysafire arriti tri të mëdha. Me këtë humbje Milan mbetet në kuotën e 54 pikëve, dhjetë më pak se Interi lider.
Teksa Parma ngritet në pozitën e 12-të me 32 pikë të grumbulluara.
Takimin e radhës Milani e luan me Cremonesen në udhëtim, derisa Parma takohet me Cagliarin./Arbresh.info
Trump: Forcat amerikane do të qëndrojnë në rajon derisa Iran...
Joseph: Tërheqja e trupave amerikane nga KFOR-i do të ishte ...
Moti sot në Shqipëri
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara
Mbi 2,100 kosovarë morën shtetësinë zvicerane në 2025, të ka...
OVL-UÇK i reagon Dhomave të Specializuara për Rezolutën e Ku...