Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Arian Tahiri dhe deputetja Blerta Deliu-Kodra, kanë mbajtur një konferencë për media pak para seancës së Kuvendit për buxhetin 2026.
Para mediave, Tahiri tha se buxheti për vitin 2026 nuk përkon me interesat e qytetarëve të Republikës së Kosovës.
Ai po ashtu shtoi se buxheti duhet të përfshijë mbështetje më të theksuar financiare për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Nga ana tjetër, Deliu-Kodra ka prezantuar 32 amendamentet e Partisë Demokratike të Kosovës, që kërkuan të përfshiheshin në buxhetin e vendit, por të cilat nuk morën mbështetjen e LVV-së.
“Ky buxhet do jetë i mangët, dhe nuk do të jetë i barabartë. Për këtë arsye nuk do të ketë as votën e Partisë Demokratike të Kosovës”, tha deputetja.
Kurti për 2 milionë eurot për linjat ajrore: Nuk bëhet fjalë...
Shefi i Këshillit të Evropës bën thirrje për më shumë mbësht...
Foda: Objektivi më i madh mbetet kualifikimi në Euro 2028
Aksidentohen dy policë gjatë operacionit antidrogë në Korçë
Konjufca pas takimit me kongresistët amerikan: SHBA-ja, part...
Foda për prurjet e reja: Nëse vazhdojnë me paraqitje të mira...