Një mësimdhënës dyshohet se ka sulmuar fizikisht një nxënës në një shkollë të mesme në Prizren.
Rasti raportohet se ka ndodhur të enjten, më 19.02.2026, rreth orës 13:00.
Policia bënë të ditur se nxënësi ka pësuar lëndime të lehta trupore, ndërsa i është ofruar edhe tretman mjekësor.
Ndërkaq, mësimdhënësi, thuhet se pasi është intervistuar nga Policia, është liruar.
“I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt” – thuhet në raportin policor.
Policia rastin e ka cilësuar si “Keqpërdorim gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare”.
Përveç dhunës nga mësuesi, më vonë u publikuan edhe pamje të tjera, në të cilën shihet edhe drejtori i shkollës, duke e sulmuar të njëjtin nxënës.
Kurti për 2 milionë eurot për linjat ajrore: Nuk bëhet fjalë...
Shefi i Këshillit të Evropës bën thirrje për më shumë mbësht...
Foda: Objektivi më i madh mbetet kualifikimi në Euro 2028
Aksidentohen dy policë gjatë operacionit antidrogë në Korçë
Konjufca pas takimit me kongresistët amerikan: SHBA-ja, part...
Foda për prurjet e reja: Nëse vazhdojnë me paraqitje të mira...