rokuroria Themelore në Prishtinë më 12 shkurt 2026 kishte ngritur aktakuzë ndaj nëntë personave: Korab Gashi, Valdrin Ademi, Robert Llumnica, Salih Sekiraqa, Fatos Abazi, Erd Marevci, Endrit Llapashtica, Dardan Marevci dhe Vesel Bunjaku, lidhur me rastin e vrasjes së Premtim Gashit, më 1 shtator 2024 në lagjen Aktash në Prishtinë.
Çka thuhet në pikën e parë të aktakuzës?
Aktakuza nis me atë se çka kishte ndodhur më 1 shtator 2024 rreth orës 22:04 në lokalin “From”. Në këtë pikë akuzohen Korab Gashi, Valdrin Ademi, Dardan Marevci dhe Erd Marevci.
Sipas aktakuzës së publikuar “Betimi për Drejtësi“, në lokalin “From” dhe jashtë tij në Prishtinë, në bashkëkryerje, me dashje dhe me qëllim hakmarrjeje, të pajisur me armë zjarri, me qëllim që ta privojnë nga jeta Salih Sekiraqën dhe anëtarët e grupit të tij, Robert Llumnicën, Fatos Abazin dhe Endrit Llapashticën, me dashje dhe me vetëdije, duke vënë në rrezik jetën edhe të personave të tjerë, të pandehurit Vesel Bunjaku, si dhe personave tjerë që gjendeshin në lokal dhe afër tij, të akuzuarit si pjesëtarë të grupit “Capat”, mblidhen, maskohen dhe pajisen me armë AK-47, me pesë armë të shkurtra dhe me mjete të forta– stupca.
Aktakuza thotë se të akuzuarit më pas marrin tri vetura, duke ua ndërruar targat dhe vendosën targa të vjedhura, ku tani i ndjeri Premtim Gashi, së bashku me Korab Gashin, Valdrin Ademin, Dardan Marevcin dhe Erd Marevcin, si dhe me persona të tjerë të paidentifikuar, nisen me tri vetura në lokalin “From”, ku e dinin se gjendeshin Salih Sekiraqa me grupin e tij.
Motivi i sulmit, sipas aktakuzës, lidhet me konfliktin e mëhershëm të datës 4 mars 2024, të ndodhur mes Shkumbin Sekiraqës (djali i Salih Sekiraqës) dhe Pajtim Gashit (vëllai i tani të ndjerit Premtim), i cili e kishte përshkallëzuar konfliktin mes dy grupeve.
Në aktakuzë thuhet se sapo arrijnë në afërsi të lokalit, zbresin nga veturat dhe lëvizin me shpejtësi drejt hyrjes. Në ato momente, Robert Llumnica nga pozicioni përballë fillon i pari të shtijë me armë zjarri në drejtim të tyre, por pavarësisht gjuajtjeve nga ana kundërshtare, tani i ndjeri Premtim, të pandehurit Dardan Marevci dhe Korab Gashi, afrohen në brendësi të tarracës së lokalit, ku Premtim Gashi, i pajisur me armë AK-47, dhe Marevci me armë, shtijnë në drejtim të Salih Sekiraqës dhe Fatos Abazit.
Ndërkaq, i pandehuri Korab Gashi, gjithnjë sipas aktakuzës, nga brendësia e tarracës së lokalit shtie me armë të shkurtër në drejtim të tyre, me çka edhe u shkakton lëndime të rënda trupore.
Më pas, thuhet se duke dalë nga lokali, të tre së bashku– Dardani, Korabi dhe Premtimi– shtijnë edhe në drejtim të Robert Llumnicës dhe se Premtim Gashi, duke vazhduar të lëvizë në drejtim të të pandehurit Robert Llumnica, sapo afrohet pranë tij me armë, Llumnica e qëllon disa herë Premtimin duke e rrëzuar në tokë, ku përfundimisht e godet edhe një herë në kokë, duke e privuar kështu nga jeta dhe duke hipur mbi trupin e tij e duke gjuajtur më pas në drejtim të pandehurve të tjerë.
Pas këtij momenti, aktakuza thotë se i pandehuri Dardan Marevci tërhiqet në drejtim të veturave, duke u dhënë sinjal për tërheqje grupit, kurse Erd Marevci, i cili deri atëherë ka shtënë nga jashtë lokalit në drejtim të Robert Llumnicës, e hedh armën dhe merr armën e Valdrin Ademit, e duke kapur këtë të fundit, i cili ishte i plagosur, së bashku me personat e paidentifikuar më pas largohen në drejtim të veturave, dhe gjatë tërheqjes njëri nga ata persona vazhdon të gjuajë, me ç’rast Robert Llumnicës, Sali Sekiraqës dhe Fatos Abazit u shkaktohen lëndime të rënda trupore, kurse rrezikohet jeta e personave tjera brenda dhe jashtë lokalit.
Me këto veprime, Korab Gashi, Valdrin Ademi, Dardan dhe Erd Marevci akuzohen se në bashkëkryerje me persona të paidentifikuar, kanë kryer veprën penale “Vrasje e rëndë në tentativë” nga neni 173, paragrafi 1, nënparagrafi 1.5 dhe 1.11, lidhur nenin 28 dhe 31 të Kodit Penal.
Çka thuhet në pikën dy të aktakuzës?
Pika e dytë e aktakuzës ngarkon Robert Llumnicën, Salih Sekiraqën, Fatos Abazin dhe Endrit Llapashticën.
Sipas aktakuzës, me datë dhe kohë të përshkruar si në pikën e parë, në bashkëkryerje dhe me dashje, të pajisur me armë zjarri, të akuzuarit privojnë nga jeta Premtim Gashin, duke tentuar të privojnë nga jeta edhe anëtarët e tjerë të grupit “Capa”, Korab Gashin, Valdrin Ademin dhe Dardan e Erd Marevcin, si dhe duke rrezikuar jetën edhe të personave të tjerë që gjendeshin brenda dhe jashtë lokalit “From”.
Sipas aktakuzës, Sali Sekiraqa kishte marrë informacionin se grupi “Capat” po vinin drejt lokalit me qëllim sulmi ndaj tij dhe grupit të tij, organizon pritë, duke dëshiruar pasojën.
Pas marrjes së informacionit se po vjen grupi “Capat” në lokal, aktakuza thotë se të akuzuarit Robert Llumnica, Salih Sekiraqa, Fatos Abazi dhe Endrit Llapashtica vijojnë me veprimet e tyre, ashtu që Robert Llumnica del jashtë lokalit dhe pozicionohet për gjuajtje.
Hekuran Murati: Buxheti 2026 është i përkohshëm dhe emergjen...
LDK nuk mbështet Buxhetin 2026, Lushaku kërkon votimin e ame...
Tahiri: PDK nuk do ta votojë Buxhetin 2026
Nagavci: VV mbështet Buxhetin 2026 dhe amendamentet për Pris...
Dështon rezoluta për ish-krerët e UÇK-së, deputetët maqedona...
Deputeti Zlatan Elek largohet nga Kuvendi, Nikoliq merr vend...