Me zgjedhjet për president të FC Barcelona në prag, kandidatët kanë filluar të bëjnë premtime për tifozët e klubit.
Ndërsa Joan Laporta mbështet vazhdimësinë dhe mbrojtjen e stemës së klubit, Marc Ciria synon reforma të mëdha me Lionel Messi në qendër të projektit. Ndërkohë, Xavier Vilajoana premton blerje të mëdha, duke mos harruar zhvillimin e të rinjve në La Masia.
Një nga prioritetet kryesore e Vilajoanës nëse fiton zgjedhjet është të gjejë një zëvendësues afatgjatë për Robert Lewandowski. Kandidati ka deklaruar se Harry Kane mund të vijë në Barcelona si pasuesi i polakut.
Vilajoana tha në një postim në rrjetet sociale:
“Vetëm kur nuk kemi talent në shtëpi, Barça duhet të shkojë në merkato dhe të tërheqë lojtarët më të mirë. Si Harry Kane: një lojtar që lidhet me shokët e skuadrës, ka talent dhe sy për gol. Po punojmë për këtë.”
Kane, që luan aktualisht te Bayern Munich dhe kontrata e tij skadon në 2027, ka shënuar 126 gola në 131 ndeshje zyrtare, duke treguar formë të shkëlqyer në Gjermani.
Vilajoana gjithashtu theksoi rëndësinë e La Masia-s.
“Gjithmonë them që gjëja e parë që duhet të bëjmë është të ofrojmë akademisë së të rinjve resurset e nevojshme dhe t’u japim mundësinë e parë për të treguar veten.”
Grenell poston fjalën e presidentit Trump: Për çdo problem m...
Drita shënon ndaj Celjes, Blerim Krasniqi ngushton epërsinë
Lirohet pas 11 orësh ish-princi Andrew, çfarë thotë policia ...
Milot Avdyli protagonist, Celje e mbyll me dy gola epërsinë ...
Osmani pas deklaratave të Trump në Bordin e Paqes: Kosova so...
Celje realizon ndaj Dritës