Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit (DHKEK), kanë arrestuar katër persona, nën dyshimin se përmes veprimeve të kundërligjshme (falsifikimin e dokumenteve/pasaportën e Serbisë dhe dokumente tjera) dhe duke i përdorur si të vërteta dokumentet e rrejshme (gjithashtu duke prezantuar një person të rrejshëm si person i vërtetë), kanë arritur që ta tjetërsojnë/shesin përmes noterit, pronën e ankuesit M.T. në sipërfaqe prej 36.28 ari dhe njëkohësisht duke mashtruar blerësin H.M., se kinse janë duke ia shitur pronën me dokumentacion të rregullt, ku në këmbim të kësaj kanë marrë të holla në vlerë totale prej 1,578,180.00 euro.
Përmes urdhrit verbal nga prokurori i rastit, janë realizuar kontrolle në pesë lokacione të ndryshme, me ç’rast janë gjetur mjete monetare në vlerë prej 9,000.00 euro, të cilat janë sekuestruar si provë në procedurat e mëtejme.
Personat e dyshuar dyshohet se kanë kryer veprat penale: “Mashtrimit”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Legalizimi i përmbajtjes së rreme”.
Sot, M.M., Sh.B., D.R. dhe B.Zh., janë intervistuar në cilësi të personave të dyshuar në prezencën e avokatëve mbrojtës dhe pas konsultës me prokurorin e rastit nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, janë dërguar në mbajtje prej 48 orësh.
Rritjet e sheqerit pas ushqimit: A është uthulla e mollës nj...
Britania nuk i jep leje SHBA-ve për përdorimin e bazave usht...
Miell i skaduar prej prillit të kaluar, AKU e bllokon pas si...
Ekstradohen nga Gjermania në Kosovë, dy të kërkuar me letër ...
Parashikimi i motit për të premten
Drita e pafat, mposhtet në frymën e fundit nga Celje