Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës ka shprehur shqetësim të thellë për problemet e shumta si pasojë e bllokadës së gjatë të shkaktuar nga Ligji për Pronën Publike.
Drejtori ekzekutiv, Kushtrim Ahmeti, ka thënë se kriza institucionale ka thelluar më tej vështirësitë për shumë kompani, duke ulur fuqinë ekonomike të bizneseve, rrezikuar vendet e punës, rritur çmimet, rritur importet nga Serbia dhe Maqedonia e Veriut dhe shkaktuar probleme zinxhirore, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, ai tha se shumë kompani kanë hequr dorë nga investimet në Kosovë, disa po kërkojnë mundësi jashtë vendit dhe po dërgohet një mesazh negativ për investimet e huaja.
Në takim, anëtari i bordit Idriz Zejnullahu dhe dy anëtarët e grupit të punës, Faton Nuredini dhe Binak Kalludra, prezantuan detaje mbi ndikimin e bllokadës në sektorin minerar.
Të pranishmit ranë dakord se është emergjente ndërhyrja për ndryshimin e Ligjit të Pronës Publike për të mbrojtur bizneset dhe ekonominë, theksohet në njoftim.
Pa asnjë votë kundër, Komisioni për Buxhet e përfshin buxhet...
Spiropali: Mali i Zi negocion prej 2012, Serbia prej 2014, S...
LDK mban sot konferencë për Projektligjin për Buxhetin dhe b...
Parlamenti Evropian publikon draft-rezolutën për Shqipërinë
Bleona Qereti kërkon liri për Hashim Thaçin, e quan “idiot” ...
Rama drejt Bordit të Paqes, del fotoja e parë nga Washington...