Magdalena Urdangaray, nëna e Maria Clara Urdangaray, ka thënë se vajza e saj e mori drejtësinë dhe për këtë falënderoi institucionet e drejtësisë së Kosovës.
Këtë deklaratë ajo e bëri pas shpalljes së aktgjykimit dënues për Endrit Nikën, raporton Arbresh.info.
Gjykata Themelore në Prishtinë e dënoi me 18 vjet burgim Endrit Nikën për vrasjen e të dashurës argjentinase më 1 gusht 2023 në një hotel në Fushë-Kosovë.
Pas shpalljes së aktgjykimit të enjten, Magdalena u shpreh se gjithmonë kanë besuar në drejtësinë e Kosovës.
“Përkundër të gjitha vështirësive, ka qenë e vështirë nga fillimi për ta rikthyer… por ne gjithmonë kemi besuar në drejtësinë e Kosovës. E vlerësojmë shumë punën e prokurorit që gjithmonë është përpjekur ta zbulojë të vërtetën. Dhe sot e ka dëshmuar me të gjithë provat. Klara e ka marrë drejtësinë. Faleminderit Kosovë, faleminderit gjithë shoqërisë që na mbështetën”, ka thënë ajo në lot dhe duke mbajtur flamurin e Kosovës në duar.
Magdalena deklaroi se asgjë nuk mund t’i ngushëllojë për vdekjen e vajzës.
“Ajo vazhdon të jetë e vdekur, asgjë nuk mund të na ngushëllojë dhe ai vazhdon të jetojë. Vajza jonë mbeti e vdekur në formë më brutale”, përfundoi nëna e Claras.
Probleme në kondenzator, KEK njofton ndaljen e kontrolluar t...
PSV zyrtarisht kampion për herë të tretë radhazi në Holandë
U zgjodh finalistja e parë, Gimbo për Selin: Pa asnjë dyshim...
Hoti kujton Masakrën e Rezallës: Serbia i fshehu krimet në v...
Shqipëri, rritje e ndjeshme e investimeve nga Kosova
“Operacion i inskenuar”: Reagojnë gazetarët dhe ...