Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, një ditë më parë dha fjalën e tij përfundimtare para Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, ku deklaroi se është i pafajshëm dhe hodhi poshtë akuzat e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.
Pas kësaj, ka reaguar djali i tij, Endrit Thaçi, ka falënderuar të gjithë për mbështetjen gjatë këtyre viteve, duke shkruar se ka qenë periudhë e vështirë për familjen.
“Këto vite ishin të vështira për familjen tonë. Faleminderit secilit që na qëndroi pranë, miqve, qytetarëve, institucioneve, avokatëve dhe mediave që nuk heshtën. Respekt pa fund!”, thuhet në postimin e tij. /Arbresh.info
PSV zyrtarisht kampion për herë të tretë radhazi në Holandë
U zgjodh finalistja e parë, Gimbo për Selin: Pa asnjë dyshim...
Hoti kujton Masakrën e Rezallës: Serbia i fshehu krimet në v...
Shqipëri, rritje e ndjeshme e investimeve nga Kosova
“Operacion i inskenuar”: Reagojnë gazetarët dhe ...
Conte afër rikthimit të madh tek Italia