Procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po hyn në fazën përfundimtare.
Sot para Dhomave të Specializuara në Hagë do të paraqiten deklaratat përmbyllëse në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Seanca tashmë ka filluar dhe pritet të përfundojë pas orës 16:00.
Gjyqtari Charles Smith bëri të ditur të akuzuarit do të japin deklaratat e tyre pas kohës së drekës, pas orës 13:00.
“Të akuzuarit deklaratat e tyre do të japin pas pushimit të drekës në mënyrë që të mos ndërpriten dhe të kenë vëmendjen e të gjithëve”, tha Smith.
Ndryshe, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi përballen me akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, të cilat sipas Prokurorisë së Specializuar, lidhen me periudhën e luftës në Kosovë, 1998–1999.
Ata akuzohen se kanë qenë pjesë e një “ndërmarrjeje të përbashkët kriminale”.
Katërshja e UÇK-së i ka mohuar vazhdimisht, ndërsa janë deklaruar të pafajshëm./Arbresh.info
Hoteli i famshëm botëror Burj Al Arab në Dubai do të mbyllet...
SHBA thotë se ka ndaluar një anije mallrash që tentoi t’i sh...
ShBA njofton sanksione të mëtejshme ndaj naftës iraniane
Peja barazon serinë çerekfinale ndaj Yllit
Kapet furgoni me 150 shpezë të futura ilegalisht nga Serbia ...
Rusia paralajmëron BE-në: Rritja e planifikuar e prodhimit t...