Ambasada e Kosovës në Japoni ka organizuar prite me rastin e 18 vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, ku kanë marrë pjesë përfaqësues të shtetit japonezë dhe të shumë shteteve tjera mike të Kosovës.
Përmes një postimi në Facebook ambasadori Sabri Kiçmari ka falënderuar ambasadorin shqiptar Erml Muça dhe të gjithë bashkatdhetarët që jetojnë dhe punojnë në Japoni që e nderuan me pjesëmarrjen tyre në pritjen me rastin e 18 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
“Pavarësia e Republikës së Kosovës është realizuar si rezultat i heroizmit të ushtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sakrificës sublime të heronjve tanë, përkrahjes së madhe të vëllezërve tanë në Shqipëri dhe mbështetjes së aleatëve tanë në gjithë botën. Prandaj, pjesëmarrja juaj i dha formë dhe përmbajtje të mirëfilltë kombëtare pritjes sonë”, ka shkruar Kiçmari, teksa ka publikuar edhe foto nga pritja në Tokio.
Kosova luan me fanella të kaltërta, debuton zyrtarisht me Ad...
Rama për Zvërnecin: S’ka lidhje me të pavërtetat që po qarku...
Abdixhiku nga prezantimi i grave kandidate për deputete: Gra...
Shqipëri: Automjeti godet për vdekje një 62-vjeçar
Hamza takon kryediplomatin shqiptar: Kosovës i duhen institu...
Moti këtë javë i ndryshueshëm – IHMK paralajmëron diel...