“Liria Ka Emër” ka njoftuar se mbi 130 mijë qytetarë kanë marrë pjesë në marshin “Drejtësi, jo politikë”, në mbështetje të ish-katërshes së UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Sipas kësaj platforme, kjo shifër ka ardhur sipas vlerësimeve nga terreni, duke e bërë atë mobilizimin më të madh në historinë e Kosovës së lirë.
“Sheshi dhe rrugët kryesore të Prishtina u mbushën me qytetarë nga të gjitha komunat, nga rajoni dhe diaspora. Pavarësisht motit të pafavorshëm dhe vështirësive në trafik, pjesëmarrja masive dëshmoi për përmasat e mobilizimit dhe mesazhin e qartë për drejtësi”, thuhet në njoftim.
Ndër të tjera, po ashtu falënderohen të gjithë qytetarët për kontributin në këtë marsh, i cili u cilësua si moment historik i solidaritetit dhe qëndresës qytetare.
Qindra të arrestuar në Francë pas festimeve të çmendura të L...
Ferit Hoxha viziton Kosovën, pritet nga Haxhiu, Kurti dhe Ko...
Sot përfundon afati për regjistrimin e votuesve me nevoja të...
Moti sot në Kosovë
Rice mbron Gabriel dhe Eze: Pa ta nuk do ta kishim fituar Pr...
Plagosje me thikë në Lushnjë, i mituri qëllon dy herë një 40...