Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj do të qëndrojë sot dhe nesër për vizitë zyrtare në Kosovë.
Me këtë rast Policia e Kosovës, gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike si dhe rregullimin e trafikut, gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe kohës së qëndrimit të delegacionit në Kosovë.
“Për të mundësuar qarkullim të lirë të eskortës sipas itinerarit të lëvizjes, ardhjes më datë 16 shkurt në orët e pasdites në pikën kufitare Vërmicë, si dhe zhvillimin e aktiviteteve sipas agjendës zyrtare së vizitës deri në kthim më datë 17 shkurt në orët e mbrëmjes, Policia e Kosovës do të bëjë ndërprerje të përkohshme të qarkullimit të trafikut (në intervale të shkurtra kohore) të disa segmenteve rrugore (ku pritet të kalojë eskorta), ku edhe mund të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative. Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në njoftimin e policisë.
Përmbytje masive në RMV, evakuuohen qindra banorë
Osmani: Kosova dhe Shqipëria bashkë në çdo sfidë dhe sukses
Lyrical Son: Për mua hero nuk ishte Spidermani, por UÇK-ja
Haxhiu pret nesër në takim Begajn dhe nënkryetarin e Kuvendi...
Hapet në BQK ekspozita “Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngj...
Arrestohet në Kosovë një person me urdhërarrest ndërkombëtar...