Aksi Qafë Thore-Theth edhe këtë fillim jave vijon të jetë e bllokuar tek tunelet panoramike si shkak i borës. Aktualisht po bëhen punime paraprake për pastrim deri tek vendi ku ka rënë orteku i borës që e bëri të pamundur qarkullimin e automjeteve.
Ekspertët e Autoritetit Rrugor bëjnë me dije se po shkojnë në terren për të vlerësuar gjendjen dhe sigurinë për ndërhyrje në zonën e tuneleve.
Rruga e Qafë Thores u bllokua një ditë më parë nga policia vendore e Shkodrës për shkak të rrezikshmërisë së lartë që ka për të kaluar aty.
Kosova ngushton epërsinë ndaj Çekisë
Dua Lipa dhe Callum Turner kurorëzohen në Londër, i pret një...
Khvicha Kvaratskhelia shpallet lojtari i sezonit në Ligën e ...
Zelensky: Rusia vijon sulmet ndaj Ukrainës, agresioni i saj ...
Suarez mbetet jashtë listës së Botërorit
Kurti: Masakra në Studime e Poklek, dëshmi e krimeve të krye...