Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK ka kujtuar sot bijtë më të mirë të Kosovës që ranë gjatë luftës çlirimtare, duke theksuar se sakrifica e tyre është e paharrueshme dhe frymëzuese për brezat e ardhshëm.
“Kur dimri rëndonte mbi tokën e Kosovës dhe fryma e lirisë përplasej me furtunat e pushtimit, bijtë më të mirë të këtij vendi u ngritën si dritë në terr. Ata nuk pritën pranverën, ata u bënë pranvera”, thuhet në njoftim.
Mes emrave të përmendur janë Avdullah Nika, Maliq Karaqica, Qerim Jashari, Ali Paqarizi, Arben Saliuka, Driton Loku, Gafurr Loku, Besnik Restelica, Avdyl Pajaziti, Fatmir Sezairi, Gazmend Baliu, Muhamet Gashi, Beqir Rexhepi, Muhamet Gjeli, Naser Gjeli, Rexhep Rexhepi, Albesian Mataj dhe Hetem Hasaj.
Organizata thekson se dëshmorët “i kujtojmë, i nderojmë dhe i mbajmë të gjallë në çdo hap të përpjekjes sonë për dinjitet, drejtësi dhe ruajtje të vlerave të luftës sonë çlirimtare.”
Në këtë mënyrë, veteranët e UÇK-së synojnë të ruajnë kujtimin dhe të vlerësojnë kontributin e atyre që dhanë jetën për lirinë e Kosovës./Arbresh.info
Rriten rastet e braktisjes së foshnjave në Kosovë
Protesta e 17 shkurtit/Trafiku urban do të jetë pa pagesë
Tejkaluan shpejtësinë e lejuar, policia gjobit me nga 200 eu...
Rama: Mospërfshirja e buxhetit të Prishtinës cenim i rendit ...
Osmani uron Ditën e Komunitetit Ashkali në Kosovë
17 shkurti njihet zyrtarisht në Arizona si Dita e Pavarësisë...