Dogana e Kosovës ka njoftuar se sot gjatë një kontrolli rutinë në pikën kufitare Merdare është ndaluar për verifikim një automjet me targa të huaja, i drejtuar nga një shtetas i huaj me vendbanim në Kosovë.
Gjatë kontrollit të detajuar, i realizuar në bashkëpunim me Policinë Kufitare, janë zbuluar mjete monetare të padeklaruara në shumën totale prej 15,915 euro dhe 36,780 dinarë serbë.
Sipas verifikimeve, një pjesë e mjeteve monetare u gjet në një çantë beli, konkretisht 15,450 euro dhe 31,650 dinarë serbë, ndërsa pjesa tjetër ishte në kuletë, përkatësisht 465 euro dhe 5,130 dinarë serbë.
Në përputhje me legjislacionin në fuqi, është bërë konfiskimi i përkohshëm i 25% të shumës së padeklaruar, që përbën vlerën prej 4,055 euro.
Rasti po trajtohet sipas procedurave ligjore dhe institucionet kompetente janë njoftuar për veprime të mëtejshme.
Shqipëria paralajmëron dënime për mos deklarim të tatimeve o...
“Liria ka Emër” viziton familjen e Kadri Veselit: Solidarizo...
Rritet presioni ndaj Serbisë për Banjskën, Zëvëndësekretarja...
Aksident fatal në Athinë, vdes një 16-vjeçar shqiptar
Drita mezi mund Drenicën, vendos Besnik Krasniqi
Kurti u takua me deputetë të Bundestagut gjerman