Një grua ka humbur jetën si pasojë e një vetaksidenti që ka ndodhur mëngjesin e së premtes në rrugën nacionale Prishtinë–Pejë, në fshatin Korroticë.
Viktima ishte shtetase e Republikës së Shqipërisë, njësoj si edhe drejtuesi i automjetit, i cili ka pësuar lëndime trupore dhe po trajtohet në spital.
Sipas Policia e Kosovës, aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:50, ku është përfshirë një veturë udhëtarësh me targa të Shqipërisë.
Raporti i policisë
Rr. Nacionale Prishtinë-Pejë, Fsh. Korroticë 13.02.2026 – 06:50. Ka ndodhë vet-aksident me pasoja fatale. Në aksident ka qenë e përfshirë një veturë udhëtarësh me targa të Shqipërisë, në cilin kishin qenë drejtuesi dhe pasagjerja femër, të dy shtetas të R. Shqipërisë. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi dhe pasagjerja e cila më pas në QKUK ka nderuar jetë, ndërsa drejtuesi mbetet duke marr trajtim mjekësor. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./Arbresh.info
Çeki – Kosovë, formacionet zyrtare: Foda starton me dy sulmu...
Kurti pas takimit me Hoxhën: Bashkërendimi Kosovë-Shqipëri ë...
“Kosova e re” dhe “Centrali me gaz”, Hoti: Dështimi i këtyre...
Kosova luan me fanella të kaltërta, debuton zyrtarisht me Ad...
Rama për Zvërnecin: S’ka lidhje me të pavërtetat që po qarku...
Abdixhiku nga prezantimi i grave kandidate për deputete: Gra...