Një 18-vjeçare është vetëplagosur me armë zjarri në Tiranë, ngjarje e regjistruar pak pas mesnatës së të premtes (13 shkurt). Policia bën me dije se 2 persona janë arrestuar dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim, të akuzuar se kanë tentuar të fshehin ngjarjen. 18-vjeçarja është paraqitur në spital rreth orës 00:15 e plagosur me armë zjarri, ndërsa fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas Policisë, nga këqyrja e pamjeve të kamerave të sigurisë, rezultoi se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një subjekti në Sauk, ndrësa 18-vjeçarja u transportua në spital nga shtetasja M. R. (Gj) dhe shtetasi E. Gj., 24 vjeç. Të dy këta persona janë arrestuar për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.
Ndërkohë janë shpallur në kërkim shtetasit S. Gj., 49 vjeç, dhe E. Gj., 24 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, si dhe shtetasi E. Gj., 22 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim i krimit”, “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
Këta persona dyshohet se kanë prishur provat në vendin e ngjarjes dhe nuk kanë kallëzuar krimin.
Vijon puna për gjetjen dhe sekuestrimin e armës së zjarrit të përdorur në ngjarje, si dhe për kapjen e 3 shtetasve të shpallur në kërkim. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./rtsh
Washington DC e shpall si datë zyrtare 17 shkurtin, Ditën e ...
“Liria ka Emër” viziton familjen e Jakup Krasniqit në prag t...
Shqipëria paralajmëron dënime për mos deklarim të tatimeve o...
“Liria ka Emër” viziton familjen e Kadri Veselit: Solidarizo...
Rritet presioni ndaj Serbisë për Banjskën, Zëvëndësekretarja...
Aksident fatal në Athinë, vdes një 16-vjeçar shqiptar